Kompania Vita ka bërë të ditur se më 24 korrik 2026 ka dorëzuar kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke kërkuar që këto institucione të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve Vita dhe Holla, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente në publikimin e rezultateve të analizave.
Sipas kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), rezultatet e analizave ende nuk u janë dorëzuar. Vita pretendon gjithashtu se gjatë inspektimit të 2 korrikut 2026 ka pasur parregullsi, duke theksuar se një këshilltare politike e Ministrisë së Bujqësisë është prezantuar si inspektore, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe pronari i një kompanie konkurruese.
Për këtë arsye, kompania thotë se ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria Speciale të ndërmarrin masa për të parandaluar çdo manipulim të mundshëm me rezultatet e mostrave të marra nga AUV për produktet e brendeve “Vita” dhe “Holla”.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FQumeshtorjaVita%2Fposts%2Fpfbid098inZqQZLA3Vvuhc5QXkviFK5r9HW6j6ao52F4EWPRu1psUHVt4zLbFZCF3o1twfl&show_text=true&width=500
