Kosovë Lajme

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se indeksi i përgjithshëm i çmimeve të këtyre produkteve është rritur për 6.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas ASK-së, rritjen më të madhe e kanë shënuar prodhimet bimore, çmimet e të cilave janë rritur për 10 për qind në baza vjetore. Ndërkohë, çmimet e prodhimeve blegtorale janë rritur për 2.9 për qind.

ASK bën të ditur se indeksi bazohet në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në tregje, ferma dhe pika të tjera të shitjes në Kosovë. Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere (ato që kultivohen për ushqimin e kafshëve), perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në prodhimet blegtorale përfshihen çmimet e gjedheve, deleve, derrave, pulave, si dhe të qumështit, vezëve dhe mjaltit. ASK yha se të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë kilogrami, litri dhe copa.