Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident i rëndë në Banjë të Istogut, katër persona përfundojnë në spital

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të enjten në fshatin Banjë të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 13:10, ndërsa në ngjarje janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se të katër personat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.