Një nga momentet më emocionuese të koncertit në kuadër të Ditëve të Diasporës në Skenderaj ishte interpretimi i vogëlushes Alea Mehmeti, e cila preku zemrat e publikut me këngën “Daja Gjeneral”, kushtuar Sami Lushtakut.
Me interpretimin e saj plot emocion dhe zë të pastër, Alea rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve që nga notat e para. Sapo kënga përfundoi, thirrjet “Sami, Kosova”, atmosfera shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje të fuqishme, duke e shndërruar këtë performancë në një nga më të komentuarat e mbrëmjes.
Kënga interpretohet nga Alea Mehmeti, ndërsa mban firmën e Emine Imerit për tekstin dhe muzikën. Orkestrimi është realizuar nga Mirton Meta, duke i dhënë interpretimit një dimension të veçantë artistik.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe vetë Sami Lushtaku, i cili e priti me shumë emocione këtë dedikim. Reagimi i tij dhe ovacionet e publikut dëshmuan se kënga arriti të krijojë një moment të veçantë, të mbushur me emocion dhe respekt.
Interpretimi i Alea Mehmetit u vlerësua si një nga pikat kulmore të koncertit, duke konfirmuar talentin e saj dhe duke lënë mbresa të forta te publiku i mbledhur në Skenderaj.
