U mbyll pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndëmrjet Spanjës dhe Argjentinës.
Paraqitja e dy kombëtareve ishte mjaft e zbehët, gjë që e konfirmojnë edhe statistikat.
Në 45 minuta lojë, Spanja kishte tre goditje ndërsa Argjentina asnjë, duke e bërë pjesën e parë të një finaleje më të varfër që prej vitit 1966.
Rekordin për më së paku gjuajtje pas 45 minutave lojë e kishte përballja Argjentinë – Francë (2022) dhe Gjermani – Argjentinë (2014), në ato sfida nga gjashtë goditje.
