Një ngjarje tragjike dyshohet të ketë ndodhur të dielën padite në liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është zhdukur në ujë.
Viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj rreth moshës 55 vjeçare, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat.
Mësohet se familjarët për herë të fundit e kanë parë familjarin e tyre rreth orës 18:35.
Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipi i emergjencës në Podujevë, njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zjarrfikësit.
Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka konfirmuar rastin.
