Lajme

Finem dyshohet se ka hyrë në Kosovë, pavarësisht urdhër-arrestit

Sipas burimeve pranë redaksisë, këngëtari shqiptar i njohur si Finem dyshohet se ka hyrë në territorin e Kosovës rreth një orë më parë, ndonëse ndaj tij raportohet se ekziston një urdhër-arrest.

Deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës apo institucionet kompetente lidhur me këtë informacion. Mbetet të shihet nëse autoritetet do të ndërmarrin veprime në përputhje me procedurat ligjore.

Redaksia do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do të publikojë çdo konfirmim zyrtar sapo të jetë i disponuesh.