Kosovë Lajme Politikë

Protesta të LVV-së kundër gazit amerikan? Kurti i përgjigjet Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet e ish-kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Lëvizja Vetëvendosje po përgatit protesta kundër gazit amerikan, duke i cilësuar këto raportime si lajme të rrejshme.

Kurti theksoi se fakti që emri i kësaj partie lidhet shpesh me protestat flet më shumë për perceptimin e të tjerëve sesa për veprimet aktuale të saj.

“Kam parë që kanë qarkulluar disa lajme të rrejshme për atë se Lëvizja Vetëvendosje planifikon protesta. Natyrisht në këtë shekull protestat më të fuqishme i ka bërë VV-ja dhe ndoshta kur njerëzit e mendojnë protestën, e mendojnë VV-në. Mirëpo, kjo nuk flet asgjë për neve, flet për ata”, tha Kurti.

Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po përgatisin njerëzit e tyre për protesta kundër projektit të gazit amerikan.

“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, ka shkruar të dielën Haradinaj.

POSTIMI