Kosovë Lajme Politikë

Kurti u dërgon ftesa për takim liderëve opozitarë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa për takim liderëve të tri partive politike.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës”, tha Manxhuka.

Kjo ftesë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.