Kosovë Lajme

E çuditshme: Shtohet nxjerrja e thëngjillit, Kosova shton importin e rrymës

Pavarësisht rritjes së nxjerrjes së thëngjillit, Kosova ka shtuar edhe importin e energjisë elektrike për të përmbushur kërkesën e konsumit.


Sipas ASK-së, në prill janë prodhuar mbi 862 tonë qymyr, rreth 20% më shumë se vitin e kaluar, por vetëm 16% e energjisë vjen nga burime alternative.

Oda Ekonomike Amerikane e quan situatën të çuditshme, ndërsa ambientalistët kërkojnë fokus më të madh në ndikimin e energjisë te qytetarët dhe mungesën e ndëshkimeve institucionale.

“Dikush do të kishte pritur në mënyrë logjike që s’paku të gjenerimi i brendshëm i energjisë elektrike për aq klohë sa është rritur nxjerrja dhe përpunimi i thëngjillit do të duhej të kishte rezultuar me mbulim më të madh të nevojave të brendshme” tha drejtori ekzekutivi i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.