Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia jep detaje për rastin në Podujevë: Tre persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qendër të Podujevës. Një person dyshohet se kja shtënë me armë zjarri ndaj tre personave të tjerë.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, tha ai.

“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Pllana.