Kosovë Lajme

“Mediat m’kanë sosë”, komunikimi i zyrtares me këshilltaren e Armend Mujës për aksionin kundër qumështores Vita

Një zyrtare e ministrisë së Bujqësisë është duke qëndruar në një veturë teksa 25 inspektorë ndodhen brenda qumështores “Vita” në një përpjekje për ta mbyllur atë.

Zyrtarja e MBPZHR, Majlinda Shabani është kapur duke komunikuar me këshilltaren e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, Hesione Dermaku.

Shabani shihet duke i raportuar këshilltares së Mujës dhe i thotë se “mediat mkan sos”, teksa vazhdon komunikimin për këtë aksion.

Ndërkaq, gazetari Kajtazi ka thënë se pushteti kriminal i Albin Kurtit sot i është vërsulur qumështores “Vita” në Istog në përpjekje për ta mbyllur.

Sipas tij, ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga, siç ka thënë, reketashi Armend Muja, ka dërguar 25 inspektorë të AUVK-së për ta mbyllur qumështoren.

Kajtazi ka thënë se arsyeja e përpjekjeve për mbyllje është vetëm sepse “Vita” i përket familjes Devolli.

“Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut”, ka shkruar Kajtazi.

“Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli”, ka thënë ai.

Pos inspektoreve, aty kanë shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.