Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, është 26-vjeçari që humbi jetën dje pasdite pas goditjes nga rrufeja në një zonë malore në Delloc të Suharekës.

Mediat lokale kanë raportuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Maqitevë, sipas njoftimit të familjarëve.

Vdekjen e 26-vjeçarit, siç njoftoi Policia e Kosovës, e ka konstatuar në vendin e ngjarjes një ekip mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Suharekë.