Kosovë Lajme

Gjykata Speciale cakton datën se kur do të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin tjetër

Gjykata Speciale ka njoftuar se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor.

Gjykatësi Christopher Gosnell e ka caktuar paraditen e 17 nëntorit si datën për shpalljen e aktgjykimit.

“Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00. Më shumë hollësi do të gjeni në Urdhrin për Caktimin e Datës”, thuhet në njoftimin e gjykatës në Hagë.