Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni i Batllavës, ku ka humbur jetën i riu Lirim Ruhani.

Dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.

Kurse sot pas përpjekjeve nga ekipi i kërkimit dhe shpëtimit, personi është arritur të nxirret nga uji. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e pajetë të Lirim Ruhanit, i cili u zhduk dje në liqenin e Batllavës.

“Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të FSK- së, kanë arritur të gjejnë tupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës”.

FSK tha se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Podujeves.