Beshir Hamza, një 40-vjeçar, ndodhet në arrati tash e rreth nëntë orë.
Ai është identifikuar nga autoritetet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Tahirovcit, imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit.
I dyshuari është bashkëshfatar me imamin Tahirovci, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqit.
Bytyqi tha se Hamza dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Disa persona u përfshinë në konfliktin e mbrëmshëm në fshatin Zlipotok, sipas raportit 24-orësh të Policisë.
Viktima, imami 47-vjeçar, vdiq pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Familjare në Dragash, ku imami u dërgua për trajtim mjekësor.
