Kosovë Lajme

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet, IKSHPK jep rekomandimet se si të mbrohemi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se temperaturat e larta që janë parashikuar për këtë javë mund të kenë ndikim në shëndet, gjersa ka dhënë rekomandime se si të mbrohemi.

IKSHPK thekson se kujdes të veçantë duhet të kenë grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.

“Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK më tej ka dhënë disa rekomandime se si ta kalojmë këtë periudhë me vapë.

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet tutje.