Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari.

Përsoni në foto po akuzohet për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

‘’Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, thuhet në njoftimin e PK-së.


POSTIMI