VAR ka anuluar një gol përmes një skeme të mirë-përgatitur nga Irani në ndeshjen kundër Belgjikës.
Goli u shënua nga sulmuesi qëndror iranian, Mehdi Taremi, i cili pas ekzekutimit të gjuajtjes së lirë përmes një pasimi zhagas e mposhti portierin belg, Thibaut Cortouis.
Megjithatë, për shkak të pozitës pak më të avancuar, VAR-i anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Rezultati i ndeshjes është 0-0 deri më tani.
