Një person ka humbur jetën dhe mbi 50 persona janë plagosur pasi dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë u përplasën ditën e sotme pranë qytetit Bedford në Anglinë qendrore, sipas The Telegraph.
Pamjet tregojnë pasagjerë të përgjakur në dyshemenë e dy trenave.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 pasdite.
Sipas The Telegraph, një tren nga Nottingham për në stacionin St. Pancras në Londër dhe një nga Corby gjithashtu për në St. Pancras u përplasën.
Treni nga Corby goditi pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 2.5 milje (4 km) nga stacioni i Bedfordit.
