Përdorimi i Inteligjencës Artificiale është bërë pothuajse i përditshëm, madje këtë janë duke e përdorur edhe institucionet publike.
Së fundmi, Komuna e Mitrovicës, duke e dhënë një lajm për takimin e nënkryetarit të komunës në QKMF, zyrtarët e përdorën ndihmën e AI për të shkruar një lajm.
Megjithatë, ata kur e kanë postuar, kanë harruar ta fshijnë pjesën ku AI thotë: “Ja një version i lajmit në stil institucional:” dhe vazhdon me informatat e takimit.
Ndërkaq, një minutë pas postimit të parë, dikush duket se e ka parë këtë gabim dhe e kanë fshirë pjesën që e kanë harruar fillimisht.

