Kryeministri i Malajzisë: E njohim historinë e Kosovës, e admirojmë popullin kosovar, kaloi vuajtje e mizori

 

 

Kryeministrin i Malajzisë, Anëar Ibrahim, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që i është përgjigjur ftesës së tij pozitivisht.

Në një konferencë për media, Malajzia e njeh historinë e Kosovës dhe admiron popullin e saj për vështirësitë, vuajtjet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.

Ai tha malajzianët, i kanë ndjekur nga afër ngjarjet e  Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

“E kam siguruar atë se do ta vazhdojmë këtë konsultim dypalësh në nivel zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të ndikojmë në programet dhe projektet dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Gjithashtu, mirëpresim ngrohtësisht themelimin e ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, e cila është me të vërtetë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Dhe kjo me siguri do të lehtësojë investimet tregtare, arsimin, kulturën, turizmin midis dy vendeve tona, që përfshin, sigurisht, produktet ‘hallall’, sepse certifikimi i produkteve ‘hallall’ në Malajzi njihet ndërkombëtarisht”, ka thënë Ibrahim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…