Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur t’i marrë 16.69% apo 135 mijë e 559 vota duke u renditur e treta.
LDK bazuar në këto të dhëna do t’i ketë 18 deputetë, e ata janë:
Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj dhe Paris Guri.
Ndërkaq nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta nga 2 mijë e 498 vota, apo 7.41% e tyre.
