Gati gjysmë dekade me tenderë të dështuar, miliona euro të planifikuara dhe uniforma që nuk u siguruan. Kjo është saga e furnizimit me uniforma të Policisë së Kosovës, një proces që ndër vite është përcjellë me anulime, ankesa, pezullime, rivlerësime dhe dyshime për shkelje në prokurim.
Problemi nuk është i ri. Që nga viti 2021, Policia e Kosovës ka dështuar vazhdimisht të sigurojë furnizim të rregullt me uniforma dhe këpucë për zyrtarët policorë. Ceremonia e diplomimit për më shumë se 300 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, e paraparë të mbahej të premten më 30 tetor, ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave,
