Kosovë Lajme

Ditët e ngrohta nisin, kjo është gjendja në pikat kufitare

Edhe pse temperaturat e larta dhe moti i ngrohtë kanë filluar të krijojnë atmosferë verore, situata në pikat kufitare mbetet e qetë.

Sipas të dhënave të fundit, nuk është regjistruar fluks i madh i mërgimtarëve apo udhëtarëve drejt destinacioneve bregdetare, ndërsa pritjet në kufi vazhdojnë të jenë minimale.

Aktualisht, koha e pritjes në hyrje dhe dalje të vendit sillet nga 3 deri në 5 minuta, duke mundësuar qarkullim të shpejtë pa kolona dhe vonesa të mëdha.

Megjithëse lëvizjet drejt detit janë shtuar ditët e fundit, deri më tani nuk raportohet për ngarkesë të konsiderueshme në pikat kufitare, ndërsa autoritetet parashikojnë rritje të fluksit në javët në vijim me afrimin e sezonit të pushimeve.