Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës, Ramadani: U mbrojt Policia nga ndërhyrja politike

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit dhe ka vendosur pezullimin e procedurës së gradimit në Policinë e Kosovës, e cila ishte shpallur më 28 maj 2026 mbi bazën e Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Lidhur me këtë ka reaguar kandidati për deputet nga Aleanca, Burim Ramadani.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se gjykata mbrojti Policinë nga ndërhyrja politike e fundit.

Postimi i tij i plotë:

Një lajm i mirë:

Gjykata mbrojti Policinë nga ndërhyrja politike e fundit!

• Pushteti luan me Policinë, Gjykata mbron integritetin policor

Një ndërhyrje e papranueshme ndodhi në maj 2026. Kur tashmë fushata zgjedhore kishte filluar praktikisht, Qeveria nxorri një Udhëzim Administrativ që lejonte gradimin e policëve në formë krejtësisht të gabuar, të padrejtë, diskriminuese dhe joprofesionale.

Menjëherë reaguan publikisht shumë profesionist. Por, pushtetarët kishin thjesht qëlllime partiake, nuk e kishin dertin e Policisë.

Policia ishte instrument partiak për ta, anipse Policia është dhe duhet të jetë larg partive politike.

Tash, gati 1 muaj më pas, Gjykata Supreme NDALOI zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ 01/2026, më saktë disa neneve të tij.

POSTIMI