Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren: Si u vra 27-vjeçari me thikë nga kushërinjët

Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti fizik që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 11:50, kur dy familje që janë kushërinj mes vete u përfshinë në një përleshje, ku u përdorën mjete të forta.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime fatale nga një mjet i mprehtë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç”, deklaroi Bytyqi.

Pas incidentit, personat e dyshuar dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.