Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ngjarje e rëndë në Prizren: Vritet një 27 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike.

Konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.

Gazeta Insajderi ka kontaktar Policinë e Kosovës por deri në publikimin e lajmit nuk kanë konfirmuar rastin.

Ende nuk dihen motivet që çuan në konfliktin mes familjarëve, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.