Kosovë Kronikë Policore Lajme

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë.

Dy persona (burrë dhe grua), janë lënduar si pasojë e përplasjes së veturës së tyre në anën e djathtë të mbrojtëseve të rrugës.

Lidhur me këtë ngjarje detaje ka dhënë për Klankosova.tv Ismajl Fejzullahu, komandant i njësisë së autostradës në Policinë e Kosovës.

“Burri ka arritur të del nga vetura, derisa për gruan është dashur intervenimi i zjarrfikësve. Sipas informacioneve të deritanishme, ata janë me shenja jete, me vetëdije. janë dërguar për Prishtinë për të marrë trajtim mjekësor. Gruaja ka lëndime pak më serioze”, deklaroi ai.

“Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar si shkak i aksidentit. Për pak kohë pritet të zhbllokohet”, theksoi Fejzullahu.