Kosovë Lajme Politikë

Numërohen mbi 75% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Po vazhdon procesi i numërmit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN), janë numëruar 1 mijë e 907 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 498 apo 76,34%.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë 10 kandidatët që kanë marrë më së shumti vota.

Në vendin e parë është kandidati,Bedri Hamza me 90 mijë 751 vota.

Në vendin e dytë është Përparim Gruda me gjithsejtë 56 mijë e 75 vota.

Në vendin e tretë është Arian Tahiri me 48 mijë e 653 vota.

Në vendin e katër është Uran Ismaili me 43 mijë 663 vota.

Në vndin e pestë është Sala Jashari, me 30 mijë e 505 vota.

Kurse, në vendin e gjashtë është Vlora Çitaku me 30 mijë e 132 vota.

Ndërsa, në vendin e shtatë është Ganimete Musliu me 23 mijë e 543 vota.

Në vendin e tetë është Arben Mustafa me 21 mijë e 170 vota.

Në vendin e nëntë është Mergim Lushtaku me gjithsejtë 20 mijë e 798 vota

Dhe në vendin e 10’të është Enver Hoxhaj me 20 mijë e 770 vota.