Të hënën është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar policët.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në tretman në repartin psikiatrik”.
