Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke u thënë se nuk do të dorëzohej.
Këtë informacion e bëri publik Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Ai tha se, sipas një informacioni që ka siguruar, Sylaj u kishte paralajmëruar policëve se do t’i vriste nëse tentonin ta arrestonin.
“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, deklaroi Panduri.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e këtij komunikimi, koha kur pretendohet se ka ndodhur apo nëse kërcënimet janë konfirmuar nga autoritetet policore.
