Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ekstradohet nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pas arrestimit të tij nga autoritetet gjermane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e të dyshuarit me inicialet RR.M. më 11.06.2026.

I njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Grabitje”, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.

Pas ekstradimit, ai është dorëzuar tek njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.