Kosovë Kronikë Policore Lajme

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti merr drejtimin e Policisë së Kosovës!

Fehmi Hoti është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.