Agim Bahtiri është një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që njihet për deklarimet e tij publike, që rrallë herë përkojnë me qëndrueshmërinë e realitetin.
Madje Bahtiri edhe më i komentuar ishte bërë në natën kritike për zgjedhjen e presidentit kur ish-deputetes Jehona Lushaku-Sadriu ia kërkonte nënshkrimet.
Por ku qëndron me vota Bahtiri i VV-së?
Nga 24.38% e numërimit del se Bahtiri është mjaftë poshtë në listë, saktësisht është i 50-ti me radhë.
Bahtiri deri tani ka 3 mijë e 11 vota.
Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë diçka, apo do të mbetet jashtë Kuvendit këtë herë.

