Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda
Gazeta mëson se janë arrestuar pesë persona.
Ata janë: Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku.
Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Bëhet e ditur se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.
