Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi mund të mbetet pa një ‘Akademik’: Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Sipas përditësimit të fundit, deri tani janë numëruar 31,18% e votave.

Por, ku qëndron me vota i zëshmi i VV’së, Agim Bahtiri.

Deri më tani, sipas rezultateve aktuale Bahtiri nuk mund të arrijë numrin e votave të mjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvend.

Agim Bahtiri qëndron në vendin e 54 në listën e VV’së me kandidatët me më shumë vota. Megjithatë, ky rezultat mund të ketë ndryshime deri në fund.


Përndryshe 10-shja e parë e listës së VV’së që ka marrë më shumë vota janë:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla -Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.