Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vrasja e 18-vjeçarit në Gjakovë, Policia: Motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve

Një rast i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vrarë.

Rasti i rëndë u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se gjithçka nisi nga një përleshje fizike.

Ajo shtoi se si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, kurse njëri nga të lënduarit ka humbur jetën pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Krasniqi shtoi se njëri nga të lënduarit është edhe personi i dyshuar.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, shtoi ajo.