Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Parashikimi i motit për vikendin – 15 & 16 gusht 2026

E shtunë

Moti: Kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.

Temperatura minimale: 10–14°C
Temperatura maksimale: 28–32°C
Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.

E diel, 16 gusht 2026

Moti: Kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.

Temperatura minimale: 10–14°C
Temperatura maksimale: 28–33°C

Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore.