Kosovë Kronikë Policore Lajme

Rasti tragjik në Gjakovë, kjo është gjendja shëndetësore e tre të lënduarve tjerë

Një rast tragjik ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku pas një përleshje, një 18-vjeçar ka ndërruar jetë, kurse tre persona të tjerë janë plagosur.

Për të mësuar më shumë rreth gjendjes shëndetësore të tre të lënduarve në Klankosova ka folru mjeku kujdestar i rastit në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, Skender Fetahu, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 21:35 sillen në Shërbimin Emergjent Spitalor, me lëndime të rënda të cilëve i ishte kryer renanimi, për pasojë pacienti nuk mundi të mbijetoj plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Një tjetër jemi duke e trajtuar dhe e kemi pranuar në Spitalin tonë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa dy të tjerët i kanë marrë shërbimet e nevojshme dhe janë liruar në shtëpi për terapi mbështetëse”, tha ai.

Si ndodhi rasti?

Policia e Kosovës tashmë ka dhënë detaje mbi rastin tragjik. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka treguar për media se rasti ka filluar pas një përleshje fizike.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë Krasniqi.