Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha të mërkurën se kryeministri në largim pati shans që të ishte pjesë e projektit amerikan të gazsjellësit dhe e ka refuzuar atë këto ditë.
Hoxhaj e tha me bindje të plotë se kjo ofertë që ishte refuzuar edhe në vitin 2021 i ishte shtruar përsëri dhe sërish lideri i VEtëvendosjes e ka refuzuar atë.
“Me sa e di unë zoti Kurti veç se i ka thënë jo një kërkesae amerikane sa i takon projektit të gazit. Projektin që e mori Edi Rama – mesa di unë – këto dy ditët e fundit zoti Kurti i ka thënë jo vbazhdimit të këtij projekti amerikan. Informacioni im është se ai ka thënë jo. A do ta thonë amerikanët këto ditë apo më vonë mbetet që të shihet por po e them me përgjegjësinë më të madhe. Pati edhe një shans për gazin dhe unë mendoj që kjo është goditja më e madhe që i bëhet Kosovës.” – tha Hoxhaaj duke e theksuar se pesah e projektit ndërlidhet edhe te siguria kombëtare e vendit siç ishte cekur edhe në raportete e Departamentit të Shtetit.
Ai shtoi edhe detaje të tjera për pasojat e refuzimit për konsolidimin e shtetësisë të këtyre projekteve dhe sipas raporteve vazhdojnë në diplomaci për Kosovën.
“Në vitin 2021 ishte projekti i gazit që vinte prej Aleksandropolis që jo vetëm do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë me gazin amerikan por në tavolinë ishte edhe njohja e Kosovës nga ana e Greqisë. Këtë punë e di zoti Kurti, e dinte zonja Gërvalla, e dinin edhe të tjerë që merreshin me politikën e jashtme, edhe diplomatët e Kosovës që e përfaqësojnë atë në Athinë dhe të tjerë se dosja ishte në tavolinë”.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë emëruar ende ambasador që nga ardhja e administratës Trump 2.
