Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, doli me akuza e pretendimet pasi partia iu kritikua për veprime populliste sot në Mitrovicën e Veriut.
I njohur për deklaratat e ekzagjeruara, Bahtiri vendosi të përgjigjet kritikave se këto lëvizje janë për konsum të brendshëm e në kuadër të narrativiti të Vetëvendosjes me akuza të tija.
‘Zhurma mediale rreth tabelave të reja në Mitrovicën e Veriut është vetëm një tentativë e dështuar që në kohë fushate ta nxjerrin nga konteksti gjithë këtë proces. E vërteta dhe fitorja shtetërore nuk mund të tjetërsohen: për herë të parë, 26 vite pas luftës, në rrugët e çliruara nga strukturat kriminale, u vendos emri i heroit kombëtar, Isa Boletinit.
Mbështes fuqishëm Ministren e MMPHI-së, znj. Fitore Pacolli, për zbatimin e ligjit. Më 10 qershor 2015, si Kryetar Komune, pata nderin jetësor që përkundër presioneve të mëdha ta rivarrosja Isa Boletinin në Boletin. Sot, 11 vite më vonë, emri i tij përjetësohet edhe në qendër të Veriut!
Skenat ku kryetari i Mitrovicës së Veriut tentoi të mbulonte tabelat për të krijuar tensione artificiale janë të papranueshme. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional, heqjen e menjehershme të mbulesave dhe vendosjen e rendit.”
Ai nuk adresoi kritikat për emërtimin e rrugës në emër të ish kryeministrit serb Zoran Djindjic, që nuk njihej për ndonjë kontripbut pozitiv për Kosovën si dhe kritikat se kjo kompetencë është përtej qeverisë dhe se i takon pushtetit lokal për të vendosur.
“E sa për pseudo-patriotizëm, nuk mund të na shesë mend e të na tregojë për Veriun, Berat Buzhala. Para se të flasë për veriun, ai le t’i tregojë popullit se si shërbeu si ortak në gurthyesin në Veri, bashkë me mikun e tij shumëvjeçar!
Turpi i mbuloftë ata që për poena të ulëta politike duan tensione.”
Bahtiri është i njohur për teprime në deklarimet publike me premtime se pret gjymtyrët po të votonte Listën Serbe dhe llapsuse të shpeshta në të folur.
