Kosovë Lajme

RTK’ja e kapur: Gazetarë e redaktorë raportojnë presione, intimidime e ndërhyrje

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë dhe ka reaguar publikisht si dhe me ankesë zyrtare drejtuar Menaxhmentit dhe Bordit të RTK-së, për siç thuhet një srë raportimesh të vazhdueshme nga gazetarët dhe redaktorët e RTK-së, lidhur me ndërhyerje në proceset editorial, për presione, intimidime, gjuhë të papërshtatshme etj.

Sindikata ka bërë të ditur se me kontratat indiviuale të gazetarëve dhe redaktorëve kjo formë e presionit tek ta është e ndaluar

Sindikata ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshon situata, ata do të ndërmarrin edhe forma të tjera të veprimeve sindikale.

Kujtojmë se U.D. Drejtor i Televizionit është Rilind Gërvalla, i cili kishte urdhëruar transmetimin e lajmit të rremë në edicion qëndror të lajmeve, përçka kishin kërkuar falje. Ndërkohë, U.D. Kryeredaktor është Blerim Haxhiaj.