Kosovë Lajme

Vdes Ilaz Imeri i mbijetuari i Masakrës së Reçakut dhe ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur Ilaz Imeri, i mbjetuari i Masakrës së Reçakut dhe ish-pjestar I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Të nderuar qytetarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të luftës, miq dhe shokë. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta më i dashuri ynë, Ilaz R. Imeri – vëlla i dashur, baba i përkushtuar dhe bir i respektuar i familjes Imeri.I mbijetuar i Masakrës së Reçakut dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai do të kujtohet gjithmonë për qëndresën, sakrificën dhe dashurinë ndaj atdheut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 02 qershor 2026, në varrezat e veteranëve të UÇK-së në Shtime, në ora 17:00.

Njoftimi i plotë:

POSTIMI