Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Të pandehurit P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 6 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.
Sipas aktakuzës, ata kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit janë dërguar në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.
“PSRK, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
