Kosovë Kronikë Policore Lajme

Njësiti për Luftimin e Narkotikëve sekuestron lloje të rrezikshme droge në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shtete të huaja përmes shërbimeve postare.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar të gjitha substancat e identifikuara.

“60 copë LSD; 10 copë Acetamil; 2 gramë Crystal Meth; 25 copë ekstazi”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin në pranga ka përfunduar një person i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

POSTIMI