Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinuovi të Italisë.
Sipas një familjari i cili ka folur për Klankosova.tv, i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë.
I njëjti ka konfirmuar se kishte shkuar për t’u larë në lum, por dyshohet se për shkak të rrezikut të zonës ka humbur jetën.
