Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Ejup Ahmetit i cili foli për disa minuta në Kuvend për rrjetin e energjisë elektrike në vend.Ismaili ka thënë se në këtë parlament ka “shthurje të vlerave të mëdha”.
“Në këtë parlament më vjen keq qysh një person që e ka emrin në biznes me një njeri që përfiton 22 milionë euro prej energjisë elektrike del na fol neve për moral e na thotë neve ka pas njerëz të kaluar. Ti je ti, nuk ka pas njerëz të kaluarën, ti je qaj që je në biznes me njerin që ka fitu 22 milionë euro për dy muaj. Nagipin e keni thirr me telefon, vno kapuqin e hajde. Ti je qaj, qysh vje na fol. Çfarë shturje vlerash duhet me pas një parti politike që e len një njeri si ti me dal me fol, po ju jeni shthur krejt bre nëse të lejojnë ty me dal me fol”, ka thënë ai.
Ai i ka thënë grupit të deputetëve të VV-së që “nëse jeni normal, do ta kishi përjashtu këtë prej grupi”.
“Ju me qenë normal e kishi përjashtu prej grupi, i kishi thënë a je ti në biznes me dikë që përfiton, po, më fal ke konflikt interesi. U qu njeri na majke ligjerata për skemën e energjisë elektrike, kush blen e shet. Tash pe kuptoj pse të ka marrë ai ty për ortak, po ti dishe më mirë se 90% i deputetëve këtu, i kishe msu krejt këtë punë, ishe edhe në komision i merr edhe do informata e vjen këtu na shet moral. Çfarë morali ke ti kur je në parti që i thonë vno kapuqin e hajde”, ka thënë Ismaili
