Kosovë Lajme Politikë

Kryeziu: Porosia e fundit nga bizneset që i mbylli Albin Zullumqari

Qëndrim Kryeziu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka publikuar një mesazh të bizneseve, të cilat ai pretendon se i mbylli kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kryeziu ka shpërndarë videon e një afaristi, i cili bën thirrje që të mos votohen, siç u shpreh ai, mashtruesit.

“Mesazhi im i fundit është që t’i hapim sytë më datën 7 qershor, atë ditë e kemi të ardhmen tonë në dorë, boll më me shpifje dhe mashtrime, se nuk shkon më kështu. Disa njerëz që i kemi pasur të rrethit para një viti nuk janë. Tash presim edhe tjerët mu largu. Edhe vetë mendojmë. Ju kisha lut ta bëjmë një zgjedhje të mirë, ta zgjedhim një qe e meriton me e udhëheq këtë vend”, ka thënë afaristi.

Video e plotë:

VIDEO