Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Skenderajt.
Hamza ka thënë se këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike, duke shtuar se sot këtu i themi STOP krizës për t’i prirë ndryshimit të Kosovës.
Hamza nga Drenica ka pasur mesazhe edhe për Qeverinë e Kurtit.
Ai e ka quajtur Sami Lushtakun edhe si Sami Kosova, duke i dhënë përgjigje kështu etiketimeve të njerëzve të Vetëvendosjes ndaj tij.
Po ashtu, në mënyrë indirekte i është përgjigjur edhe dërgimit të forcave speciale në Drenicë, duke thënë se Drenica është vetë speciale.
“Drenica është vend i mikpritjes dhe bujarisë, ku çdo shqiptar e ka derën gjithmonë të hapur. Por, ky vend është edhe vend i rezistencës, që i ka qëndruar përballë çdo pranie të imponuar me forcë.
A e dini pse? Sepse, Drenica është vetë speciale. Historikisht ka qenë dhe mbetet e tillë. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush, as nga brenda e as nga jashtë”, ka shkruar Hamza.
